Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

- Bota Sot

Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Kievi po punon për një takim të ri negociues me palën ruse në Stamboll.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e bëri të ditur këtë në një postim në Telegram, shkruan Ansa.

“Ne diskutuam procesin e negociatave me Sekretarin e Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov, dhe Shefin e Zyrës, Andriy Yermak, në veçanti zbatimin e marrëveshjeve të arritura në takimet me palën ruse në Stamboll dhe përgatitjen e një takimi të ri”, shkroi Zelensky.

“Ndër çështjet kryesore është vazhdimi i shkëmbimit të të burgosurve të luftës”, shtoi ai.



Read it all at Bota Sot