Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare punëtori i KRU “Mitrovica”

- Bota Sot

Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare punëtori i KRU “Mitrovica”

Ka vdekur në moshën 40-vjeçare, Gëzim Tupella, punonjës në Kompaninë Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”.

KRU “Mitrovica” ka ngushëlluar familjen e të ndjerit, derisa për Gëzimin thanë se ai ishte shembull i përkushtimit, profesionalizmit dhe humanizmit në punë.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë të dashur, Gëzim Tupella. Gëzimi ishte shembull i përkushtimit, profesionalizmit dhe humanizmit në punë. Kontributi i tij i çmuar në KRU “Mitrovica” Sh.A. do të mbetet gjithmonë në kujtesën dhe respektin tonë të përhershëm.

Në emër të gjithë stafit, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Tupella, miqve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin. U prehtë në paqe!”, thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”.



Read it all at Bota Sot