Ish-kryeministri kroat Ivo Sanader del nga burgu

- Bota Sot

Ish-kryeministri kroat Ivo Sanader del nga burgu

Ish-kryeministri kroat, 72-vjeçari Ivo Sanader, u lirua me kusht nga burgu i Lipovicës. Sanader ishte në qeli që nga data 15 gusht e vitit 2023. Ai ishte dënuar për korrupsion me 18 vite burg.

Sanader ka kaluar pothuajse nëntë vjet e gjysmë pas hekurave, qoftë në paraburgim ose i dënuar.

Ai ishte kreu i qeverisë kroate në momentin e anëtarësimit të vendit të tij në NATO, më 4 prill të vitit 2009.
Përveç moshës së tij, një nga arsyet e përmendura në kërkesën për lirim ishte shëndeti i tij.

Sanader duhet që të paraqitet në polici çdo muaj, nuk do të lejohet të ndryshojë vendbanimin. Lirimi me kusht, duke u paraqitur në shërbimin e provës, do të zgjasë deri në skadimin e dënimit më 15 gusht 2032.

Ai është dënuar për përfitimin në mënyrë të paligjshme të rreth 2.3 milionë euro nga ndërmarrjet publike për fondin e partisë së tij, si dhe për donacionet e paregjistruara.

Ish-kryeministri kroat kishte favorizuar kompaninë hungareze të naftës në këmbim të një ryshfeti prej dhjetë milionë eurosh.



Read it all at Bota Sot