Nesër temperaturat deri në 25 gradë Celsius

- Bota Sot

Nesër temperaturat deri në 25 gradë Celsius

Nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen dhe si rezultat priten riga shiu nëpër disa zona.

Kjo kryesisht në juglindje të vendit.

Temperaturat minimale pritet të sillen nga 12 e 17°C, kurse ato maksimalet nga 21 – 25°C.



Read it all at Bota Sot