Ilir Daja nuk e grumbullon për duelin me Hajdukin

- Bota Sot

Ilir Daja nuk e grumbullon për duelin me Hajdukin

Dinamo do të luajë në transfertë ndaj Hajduk Split, duel që do të zhvillohet ditën e enjte në orën 21:00 dhe që është i vlefshëm për fazën e 3-të të Conference League.

Por përpara kësaj sfide nga “blutë” ka largime të rëndësishme.

Itodo Mandela mund të konsiderohet i larguar nga dinamovitët.

Kjo pasi Ilir Daja nuk e ka përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar për duelin me kroatët. Ky veprim i timonierit të Dinamos është “lexuar” si një konfirmim i largimit të sulmuesit.

Siç dihet sulmuesi do të vazhdojë karrierën në Ukrainë te skuadra e Metalist 1925, duke nisur kështu një aventurë të re në karrierën e tij. Fillimisht ishte parashikuar që Mandela të largohej pas avanturës europiane me Dinamon, por duket se gjërat kanë ndryshuar dhe tashmë palët kanë ndarë rrugët, ndonëse mungon ende një zyrtarizim.



Read it all at Bota Sot