Kthimi i Adriano Galianit te Milani duket gjithnjë e më konkret, pjesërisht falë mbylljes së afërt të shitjes së Monzës te fondi amerikan Beckett Layne Ventures.
Sapo të zgjidhet ky aspekt, gjithçka do të jetë gati për kthimin e tij të madh.Firmat do të mbërrijnë në mesin e shtatorit dhe, duke filluar nga dita tjetër, shpjegon Corriere dello Sport çdo moment do të jetë i mirë për ta rikthyer Galianin te kuqezinjtë.
Dhe ky do të jetë fillimi i marrëdhënies që u ndërpre nga shitja e Milanit nga Silvio Berluskoni, një marrëdhënie që zgjati 31 vjet dhe solli 29 trofe.
Sipas gazetës, roli i tij do të përcaktohet si “kreu i futbollit”. Takimi vendimtar në këtë drejtim u zhvillua në Rivierën Franceze midis vetë Galianit dhe Xherri Kardinale, i inkurajuar nga CEO Xhiorxhio Furlani. Zlatan Ibrahimoviç dhe, sigurisht, Masimiliano Alegri, i cili gjithmonë ka ruajtur një marrëdhënie të shkëlqyer me Galianin, gjithashtu shprehën mbështetjen e tyre.
Nuk do të jetë një rol presidenti, por më tepër një figurë përfaqësuese në organe institucionale si Lega Serie A. Detyrat e tij nuk do të bien ndesh me presidentin Paolo Skaroni, i cili do të vazhdojë të përqëndrohet kryesisht në çështjen e stadiumit.