Rio Ferdinand ka rezerva për Gyokeresin

- Bota Sot

Rio Ferdinand ka rezerva për Gyokeresin

Viktor Gyokeres është një nga emrat më të përfolur të kësaj merkatoje verore.

Sulmuesi suedez, i njohur me nofkën “Kanibali” për mënyrën e tij të veçantë të festimit pas golave, është zyrtarisht lojtari më i ri i Arsenalit, që ka investuar plot 70 milionë euro + 10 milionë bonus për ta transferuar nga Sporting Lisbona.

27-vjeçari, vjen pas një periudhe të jashtëzakonshme në Portugali, ku ka realizuar afro 100 gola në dy sezone. Megjithatë, blerja e tij nuk ka kaluar pa polemika. Legjenda e Premier League dhe ish-mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, ka shprehur rezerva për profilin e sulmuesit.

“Shumica e golave të tij kanë ardhur kundër ekipeve të dobëta në kampionatin portugez. Kjo duhet të jetë një sinjal alarmi. Nuk do e pengoja për blerjen , por do të më bënte të mendoja më thellë për CV-në e tij”,  deklaroi Ferdinand.

Ish-kapiteni i “Djajve të Kuq” komentoi edhe debutimin e Gyokeres me fanellën e Arsenalit: “Luajti kundër dy përbindëshave si Romero dhe Van de Ven të Tottenhamit. Ata e bëjnë jetën e vështirë për çdo sulmues dhe ai nuk ishte aq dominues fizikisht si zakonisht. Pyetja që më lind është: nëse nuk është aq i fuqishëm, çfarë tjetër mund të ofrojë?”

Megjithatë, Ferdinand lë të hapur derën për një sukses të mundshëm të suedezit në Londër: “Te Arsenali do të ketë shumë më tepër mundësi për të shënuar. Me lojtarë si Saka, që kanë marrë barrën e ofensivës vitet e fundit, Gyokeres mund të ndihmojë në uljen e presionit".



Read it all at Bota Sot