Futbollisti i Kombëtares shqiptare pritet të rinovojë kontratën këtë muaj

- Bota Sot

Futbollisti i Kombëtares shqiptare pritet të rinovojë kontratën këtë muaj

Sezonin e kaluar, Juljan Shehu e mbylli si lideri i Uidzeu dhe po e forcon rolin e tij në fillim të këtij sezoni. Nuk është çudi që tifozët mezi presin lajmet për zgjatjen e kontratës së mesfushorit shqiptar.Kjo mund të ndodhë këtë muaj. 26-vjeçari ka filluar të tregojë anën e tij më sulmuese këtë kampionat, duke shënuar katër gola.

Shumë e konsiderojnë këtë si periudhën e tij më të mirë deri më sot në stadiumin “Pilsudski”. Javët e para të sezonit aktual sugjerojnë se gjërat mund të shkojnë edhe më mirë. Shënoi golin e fitores në ndeshjen e parë kundër Zaglebie Lubin dhe tregoi një performancë të shkëlqyer kundër GKS Katovice, ku dha një asist vendimtar për golin e parë.

Ai gjithashtu duhej të ishte në listën e shënuesve, por festimet e tij në fillim të pjesës së dytë u shuan padrejtësisht nga vendimi i “VAR”- it, i cili e konsideroi gjuajtjen e tij si një prekje me dorë. Në të dyja ndeshjet në shtëpi,

Shehu u votua lojtari më i mirë i ekipit nga tifozët. E vetmja sfidë në të cilën ai nuk shkëlqeu ishte ndeshja në Bialjstok, megjithëse nuk ishte një performancë e dobët. Tifozët ende e shohin atë si një figurë kyçe në taktikat e Zeljko Sopiç, kështu që shpresojnë që ai të nënshkruajë një kontratë të re, pasi ajo aktuale është e vlefshme deri në fund të sezonit. Ky është rezultati i faktit që ai luajti numrin e kërkuar të minutave dhe aktivizoi një klauzolë të veçantë në prill, të përfshirë në marrëveshjen e mëparshme, finalizimi i së cilës u mbështet fuqimisht nga trajneri i mëparshëm, Daniel Mysliuiec.

Nga njëra anë, mund të argumentohet se ekziston një “borxh mirënjohjeje” i caktuar ndaj Uidzeu prej lojtarit, i cili nuk u la pas dore pas dëmtimit të rëndë në gju. Por nga ana tjetër, është e rëndësishme të kujtojmë se Shehu nënshkroi kontratën në një kohë kur Lodz kishte burime financiare shumë më të kufizuara.

Sot, shqiptari mund të ndihet i pakënaqur me faktin se lojtarët e rinj fitojnë shumë më tepër se ai, pa pasur aq shumë ndikim në performancën e ekipit. Një situatë e ngjashme u krijua me Fran Alvarez, me të cilin u arrit një marrëveshje së fundmi, duke i ofruar atij një rritje të konsiderueshme page. Kur u pyet disa javë më parë për të ardhmen e tij, Shehu preferoi të shmangte spekulimet.

“Po flasim me klubin për të ardhmen time. Kam ende një vit të mbetur në kontratën time, kështu që nuk është se kontrata ime po mbaron tani. Jam i përqendruar te Uidzeu. Në çdo seancë stërvitore dhe në çdo ndeshje, bëj gjithçka që mundem për të ndihmuar klubin, por nuk po mendoj për një kontratë të re”, tha ai pas ndeshjes kundër Zaglebie.

Drejtori sportiv Mindaugas Nikoliçius iu kërkua gjithashtu të komentonte për të njëjtën çështje, duke konfirmuar se negociatat janë duke u zhvilluar. Ai shtoi se shpreson ta përfundojë çështjen këtë muaj: “Jemi ende në bisedime. Shpresoj të nënshkruajmë një kontratë të re në gusht. Ky është plani im”, tha ai në një intervistë me “Interia”.



Read it all at Bota Sot