Julio Cesar kritikon Juventusin

- Bota Sot

Julio Cesar kritikon Juventusin

Ish-mbrojtësi brazilian dhe një nga figurat e njohura të së kaluarës bardhezi, Julio Cesar, ka folur pa doreza për gjendjen aktuale të Juventusit, në një intervistë për “Tuttosport”: 

“Mua më vjen keq për Juven. Shoh pak talente, kjo vlen për krejt Serie A në përgjithësi. Te Juventusi nuk shquaj dot asnjë lojtar me cilësi të jashtëzakonshme. Nuk shoh askënd që të them: po, ky është lojtar për Juven”.

Julio Cesar, i cili veshi fanellën bardhezi mes viteve 1990-1994 dhe fitoi një Kupë UEFA, sot është agjent dhe e njeh mirë realitetin e futbollit italian. Ai ka komentuar edhe për transferimet braziliane të fundit, duke vënë në dyshim përshtatjen e Douglas Luiz:

“Më duket jashtë kontekstit, si të mos jetë ambientuar fare. Bremer? I duhet kohë pas dëmtimit. Në kombëtare është prapa emrave si Marquinhos apo Gabriel Magalhaes, që luajnë në kampionate më të ndjekura”.

Kritika më e drejtpërdrejtë ka qenë për largimin e Danilo, një vendim që sipas tij mund të rezultojë i nxituar: “Në Brazil luan si qendërmbrojtës dhe po bën mirë. Mund të kishte dhënë ende shumë për Juventusin, veçanërisht në këtë fazë rikonstruksioni me të rinjtë”.

Opinion i sinqertë nga një njohës i vërtetë i ADN-së bardhezi, që vendos theksin tek mungesa e liderëve dhe ndërtimi i një skuadre që ende kërkon identitet, vetveten.



Read it all at Bota Sot