Legjenda e futbollit kroat, Igor Shtimac, aktualisht trajner, tha se kroatët identifikohen me këngëtarin Marko Perkoviç - Thompson.
Kjo deklaratë e tij ka revoltuar serbët.
“Ne identifikohemi përmes tij, me të dhe përmes këngëve të tij! Kjo është arsyeja pse na pëlqen që ai të na përshëndetë me këngën e tij në shesh kur fitojmë diçka të madhe.
Kur duam të festojmë diçka me njerëzit tanë përmes këngëve të dashurisë dhe shpërthimeve të dashurisë për Kroacinë. Dhe jemi të lumtur që kjo i shqetëson ata!”, tha mes të tjera Shtimac.
Ish futbollisti i mirënjohur i ka çartur serbët kur e përdori fjalën Pashallëku i Beogradit.
“Ata nuk mund ta kuptojnë këtë. Ata që janë të papërfillshëm dhe që duan ta shkatërrojnë Kroacinë, asgjë nuk është e shenjtë për ta.
Ata nuk kanë atdhe, humbën Jugosllavinë, Serbia është reduktuar në një pashallëk të Beogradit, nga ku kishin ardhur fillimisht”, thotë Shtimac.
Media serbe “Kurir” është frustruar nga deklarata e Shtimacit, duke shkruar: “Sportisti i famshëm kroat arrin fundin: Deklarata të tilla të turpshme nuk mbahen mend...".