Donnarumma është duke u joshur nga oferta e klubit anglez

- Bota Sot

Donnarumma është duke u joshur nga oferta e klubit anglez

E ardhmja e Gianluigi Donnarumma te Paris Saint-Germain mbetet e paqartë, ndonëse ai ka qenë një nga lojtarët kyç në sezonin e jashtëzakonshëm të klubit francez.

Edhe pse PSG u mposht nga Chelsea në finalen e Kupës së Botës për Klube, sezoni 2024-2025 rezultoi i suksesshëm si në Ligue 1 ashtu edhe në Evropë.

Megjithatë, kampionët e Francës dhe të Evropës kanë një pikëpyetje të madhe përpara, Donnarumma ende nuk ka rinovuar kontratën, e cila skadon në qershor të vitit 2026.

Portieri italian, 26 vjeç, ka qenë një lider në prapavijë nën drejtimin e Luis Enrique, por bisedimet për rinovim kanë ngecur prej disa kohësh.

Sipas raportimeve nga TEAMtalk, Manchester United është klubi më i interesuar për ta afruar atë këtë verë, duke synuar ta zëvendësojë André Onana.

Donnarumma thuhet se është i hapur ndaj një aventure në Ligën Premier, dhe “Djajtë e Kuq” shihen si favoritë për nënshkrimin e tij.

Megjithëse ende nuk ka një marrëveshje konkrete, interesimi i United dhe dëshira e portierit për një sfidë të re mund të sjellin një transferim të bujshëm gjatë merkatos së verës.

Gjithnjë sipas TEAMtalk, Donnarumma po joshet nga oferta e Man Utd me gjigantin nga Old Traford që shihet si favoriti kryesor për t’i siguruar shërbimet e italianit.

Vlen të theksohet se në garë për Donnarumman janë edhe skuadrat tjera të mëdha angleze si City dhe Chelsea.



Read it all at Bota Sot