Fenerbahçe po vazhdon përpjekjet për të transferuar Hakan Çalhanoglu nga Interi, pavarësisht se klubi italian e ka hequr atë nga lista e shitjeve.
Trajneri i Fenerbahçes, Zhoze Murinjo, po përgatit një ofertë të re për mesfushorin turk, i cili ka qenë në qendër të spekulimeve gjatë merkatos verore.
Nëse Çalhanoglu refuzon kalimin në Turqi, Fenerbahçe ka një plan B: mesfushorin brazilian të Juventusit, Duglas Luiz.
Duglas ka pasur mosmarrëveshje me Juventusin, duke përfshirë mungesën në grumbullimin para sezonit, dhe një largim i tij duket i mundshëm.
Përveçse Fenerbahçes, klube si Notingham Forest dhe Everton janë gjithashtu të interesuara për të. Merkatoja po hyn në fazën përfundimtare, dhe gjithçka mbetet e mundur deri në mbylljen e saj..