Qytetari dorëzon çantën me portofol pa dokumente në stacionin policor në Prishtinë – Policia kërkon pronarin

- Bota Sot

Qytetari dorëzon çantën me portofol pa dokumente në stacionin policor në Prishtinë – Policia kërkon pronarin

Me 2 gusht 2025 në stacionin policor Veriu, në Prishtinë, një qytetar ka dorëzuar një çantë në të cilën është një portofol me para, por pa ndonjë dokument identifikues.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se policia ka bërë thirrje që personi që ka humbur çantën të lajmërohet në stacionin policor në veri të Prishtinës.

“Duke çmuar këtë gjest human, kërkojmë që personi që ka humbur çantën të lajmërohet në stacionin policor veriu në Prishtinë.

Falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës”, thuhet në postim. 



Read it all at Bota Sot