Duke folur pas dy miqësoreve kundër Athletic Bilbao, trajneri i Liverpool-it, Arne Slot, analizoi gjithashtu edhe skuadrën në dispozicion: “Mendoj se gjithmonë ka hapësirë për përmirësim në çdo repart.
Siç e thashë, kemi shtuar, sipas mendimit tim, disa armë të reja. Florian Wirtz ka shumë kreativitet në një të tretën e fundit të fushës. Kemi humbur Trent Alexander-Arnold, i cili tregonte shumë kreativitet nga mbrojtja.
Krosimet e Trent dhe aftësia e tij për të drejtuar lojtarët përpara ishin vërtet të veçanta, mendoj se edhe Flo e ka këtë cilësi, ndonëse në një pozicion krejtësisht tjetër.
Siç e thashë, duhet të bëjmë një hap përpara në çdo aspekt, sepse edhe kundërshtarët tanë nuk qëndrojnë në vend. Jo vetëm përpiqen të përmirësohen, por kanë bërë edhe shumë blerje, ashtu si edhe ne. Prandaj, Premier League do të jetë sërish shumë interesante sezonin e ardhshëm”.