Edon Zhegrova gati të bashkohet me “gjigantin” francez

- Bota Sot

Edon Zhegrova gati të bashkohet me “gjigantin” francez

Edon Zhegrova e ka të sigurt largimin nga Lille këtë merkato verore.

Mirëpo, sulmuesi i Kosovës ende nuk ka vendosur për të ardhmen edhe pse të interesuarit nuk mungojnë.

Së fundmi, Marseilla ka hyrë në tratativa serioze për të firmosur me shqiptarin.

Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, Marseille ka nisur bisedimet për të firmosur me Zhegrovën.

Bisedimet janë në zhvillime e sipër, por ende nuk është kryer asgjë. Kështu, “ëndrra” e Serie A mesa duket mund të marrë fund, me Napolin që gjithashtu ka shfaqur interes për shqiptarin.



Read it all at Bota Sot