Tronditet skuadra sllovene para ndeshjes me shqiptarët

- Bota Sot

Tronditet skuadra sllovene para ndeshjes me shqiptarët

Jorge Simao nuk është më trajner i Olimpisë së Lubjanës .

Ky shkarkim i papritur i teknikut portugez vjen disa ditë para ndeshjes që sllovenët do të luajnë në shtëpi përballë Egnatias, në kuadër të fazës së 3-të të Conference League.

48-vjeçari e mori drejtimin e ekipit slloven në korrik të këtij viti, duke e drejtuar në 7 ndeshje.

Ndërkohë që shkarkimi ka qenë i menjëhershëm dhe papritur, në prag të një dueli të rëndësishëm evropian, si ai përballë rrogozhinasve.

Megjithatë, për këto ndeshje të mbetura, ekipi slloven i është besuar kroatit Ivan Senzenov. Ky i fundit ka qenë trajner i të rinjve të Olimpija Ljubljanës në të kaluarën dhe e njeh ambientin.



Read it all at Bota Sot