Ish-mesfushori ofensiv i Bayernit të Mynihut, James Rodrígez, u largua nga klubi në mënyrë të tensionuar, në mes të polemikave.
Ylli i mëparshëm i Real Madridit kishte vështirësi të gjente rolin e tij nën trajnerin Niko Kovaç, thuhej se vonohej në stërvitje, dhe pati disa episode ku largohej herët nga dhoma e zhveshjes ose menjëherë pas ndeshjeve.
Megjithatë, Rodrígez po mbështet bashkëkombësin e tij, Luis Díaz, për transferimin e tij në Bavari, gjë që tingëllon paksa e çuditshme.
“Mendoj se Luço bëri zgjedhjen e duhur. Bajerni ka firmosur me një lojtar të shkëlqyer.
Luço i përshtatet mirë atyre. Bajerni është një klub i madh. Mendoj se ai do t’i ndihmojë shumë,” tha Rodrígez për Revista Semana.