Itodo Mandela nuk është më pjesë e Dinamos. Sulmuesi nigerian dhe klubi kryeqytetas kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin mes tyre, ndërkohë që ka ardhur edhe njoftimi zyrtar.
Klubi dinamovit falenderon 21-vjeçarin për kontributin e dhënë. Kujtojmë se Mandela do të nisë aventurën e re në Ukrainë me ekipin e Metalist 1920, ndërsa së shpejti do t’i bashkohet edhe Baton Zabërgja.
Njoftimi i Dinamos: "Faleminderit Itodo Mandela! Klubi i Dinamo City bën me dije se ka arritur marrëveshjen për transferimin e lojtarit Peter Itodo Mandela në Ukrainë, te skuadra e Metalist 1925.
Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi e falënderojnë sulmuesin për kontributin e dhënë me fanellën blu sezonin e kaluar, ku ai spikati. Gjithashtu, i urojmë lojtarit suksese me skuadrën e tij të re!".