Teun Kopmainers rikthehet në pozicionin e tij të preferuar, në zemër të mesfushës së Juventusit.
Pas eksperimenteve si trekuartist sezonin e kaluar, trajneri Igor Tudor ka vendosur ta vendosë sërish në qendër, pranë Lokatellit, për të sjellë balancë dhe organizim në repartin më delikat të skuadrës.
Vendimi u pa qartë në miqësoren me Rexhianën, ku kroati testoi formulën e re të mesfushës.
Ky ndryshim nuk është vetëm teknik, por ka ndikim direkt në strategjinë e merkatos.
Roli i ri i Kopmainers hap gjithashtu mundësinë që Yildiz apo Mireti të kenë më shumë hapësira në fazën e avancuar.
Vetë lojtari e ka pritur me pozitivitet këtë rikthim. “Ndihem shumë më mirë në këtë pozicion”, tha ai. “Këtu e kam ndërtuar identitetin tim si lojtar”.
Pas një sezoni të vakët, Juventusi dhe vetë holandezi kërkojnë rilindjen përmes qëndrueshmërisë. Kopmainers ka kaluar verën me përgatitje intensive dhe testet fizike i ka kaluar me nota të larta.
Tudor e vlerëson shumë për qartësinë taktike dhe aftësinë për të mbajtur ritmin e lojës.
Formacioni i preferuar i trajnerit, 4- 3-3, e vendos holandezin në zemër të çdo aksioni ndërtues.
Për drejtuesit bardhezi, ky ripozicionim i jep një formë më të qartë skuadrës.
Në vend të ndryshimeve të shumta, po ndërtohet një identitet rreth një grupi më kompakt.
Mesfusha me Lokateli, Kopmainers dhe Rabiot premton balancë dhe cilësi.
Merkatoja e Juventusit merr kështu një kthesë. Në vend të revolucioneve, vjen rindërtimi përmes vendimeve të qarta. Kopmainers është simboli i kësaj qasjeje të re: më pak eksperimentime, më shumë thelb.