Barcelonës i shkon një ofertë prej 70 milionë eurosh për Gavin

- Bota Sot

Barcelonës i shkon një ofertë prej 70 milionë eurosh për Gavin

Parasezoni i FC Barcelonës në tokat aziatike, konkretisht në Kore dhe Japoni, po lë përshtypje pozitive te stafi teknik i drejtuar nga Hansi Flick.

Një nga emrat që po shkëlqen më shumë në këto angazhime verore është ai i Gavit.

Mesfushori i ri andaluzian, i cili është rikthyer fuqishëm pas dëmtimit, është shndërruar në një nga pikat referuese të skuadrës “Blaugrana” në këtë fazë përgatitore, duke treguar se karakteri, intensiteti dhe cilësia e tij mbeten të paprekura.

Ky paraqitje nuk ka kaluar pa u vënë re edhe jashtë kufijve spanjollë.

Sipas raportimeve të orëve të fundit, Napoli i drejtuar nga Antonio Conte ka vënë sytë te lojtari nga Los Palacios si një nga transferimet yll për të forcuar mesfushën.

Trajneri italian, i sapoardhur te Napoli, synon të ndërtojë një ekip konkurrues rreth yllit kryesor të skuadrës, Kevin De Bruyne, dhe e konsideron Gavi-n si shoqëruesin ideal për belgun në mesfushë.

Conte ka shprehur drejtpërdrejt para drejtuesve të Napolit dëshirën për të afruar reprezentuesin spanjoll, aq sa klubi italian raportohet se po shqyrton seriozisht një ofertë për ta joshur Barcelonën.

Shifrat që po diskutohen nuk janë të vogla: Napoli do të ishte i gatshëm të ofrojë rreth 70 milionë euro. Një shumë e rëndësishme, por ende larg kërkesave të Barcelonës që do të luheshin mes 80 dhe 90 milionë euro për një nga asetet kryesore aktuale dhe të së ardhmes së klubit.

Nga kampi i lojtarit nuk është dhënë asnjë sinjal për dëshirë largimi nga katalanasit, por presioni ekonomik dhe sportiv që mund të ushtrojë ekipi ambicioz italian mund ta komplikojë situatën.

Në “Camp Nou” ekziston besim i plotë te Gavi dhe roli i tij kyç në projektin e ri të Flick, kështu që largimi i tij, përveçse në rast të një oferte ekstravagante, nuk bën pjesë në planet e klubit.

Mbetet për t’u parë nëse interesi i Napolit do të konkretizohet dhe, mbi të gjitha, nëse Gavi do të jetë i gatshëm të dëgjojë oferta joshëse nga Italia apo nëse prioriteti i tij mbetet të ketë sukses te klubi i tij i zemrës. Merkatoja ende ka shumë për të zbuluar..



Read it all at Bota Sot