Hedh sytë nga dy yje të tjerë

- Bota Sot

Hedh sytë nga dy yje të tjerë

Duke parë rezistencën e Atalantës që nuk lejon largimin e Ademola Lookman tek Inter, drejtuesit e klubit zikaltër nuk po rrijnë më duarkryq dhe janë hedhur në sulm për dy yje të tjerë.

“Corriere dello Sport” raporton se Inter po ndjek dy lojtarë të tjerë, i pari është belgu i Leipzig, Lois Openda, të cilin klubi zikaltër e kërkoi edhe vjet, por u refuzua nga gjermanët.

Vetë lojtari është i hapur për transferimin tek zikaltrit, duke ditur që Leipzig nuk do marrë pjesë në Kupat e Europës këtë sezon. Vlera e tij në Transfermarkt është 50 milionë euro.

Një emër tjetër që po ndjek klubi zikaltër është edhe Mason Greenwood.

Vetëm se transferimi i anglezit duket më i komplikuar, duke ditur që Olimpique Marseille e vlerëson 80 milionë euro. Për momentin, belgu i Leipzig, Lois Openda, i cili shënoi 13 gola dhe dha 11 asiste sezonin e kaluar, është më i arritshëm për klubin zikaltër.



Read it all at Bota Sot