Dorëheqje të njëpasnjëshme politikanësh në Spanjë, shumë prej tyre kanë gënjyer për kualifikimet akademike në CV

- Bota Sot

Dorëheqje të njëpasnjëshme politikanësh në Spanjë, shumë prej tyre kanë gënjyer për kualifikimet akademike në CV

Politikanët spanjollë po nxitojnë të korrigjojnë çdo “pasaktësi” në CV-të e tyre që mund t’u kushtojë karrierën, pas dorëheqjes së një politikaneje që gënjeu për studimet e saj.

Gjithçka filloi me Noelia Núñez, 33 vjeç, një politikane në ngritje për Partinë Popullore konservatore të Spanjës, e cila muajin e kaluar u detyrua të pranonte se në fakt nuk i kishte përfunduar studimet e saj në Drejtësi dhe Administratë Publike.

Núñez kërkoi falje dhe dha dorëheqjen, por lëvizja e saj nisi një trend në të cilin shumë politikanë spanjollë rishikojnë CV-të e tyre për pasaktësi ose japin dorëheqjen nga pozicionet e tyre në shenjë pendimi.

Siç raporton Guardian, shembulli i Núñez u ndoq këtë javë nga Ana Miján, një zyrtare e lartë në qeverinë rajonale të partisë konservatore PP në Madrid, e cila pranoi se kishte gabime në CV-në e saj zyrtare, duke “ulur” një diplomë në Shkenca Politike që fillimisht pretendonte se e kishte në një diplomë në Administratë Publike.

Diploma në marketing nga departamente universitare joekzistente

Më parë, Ignacio Higuera, një anëtar i partisë së ekstremit të djathtë Vox në qeverinë rajonale të Extremadurës, u detyrua të tërhiqte pretendimet e tij se kishte një diplomë në marketing kur doli informacioni se universiteti në fjalë nuk e ofronte programin e diplomës në atë kohë dhe ai dha dorëheqjen nga pozicioni i tij.

Në mënyrë të ngjashme, Pedro Rojan, president i Senatit dhe anëtar i PP u detyrua të hiqte një diplomë dhe një diplomë master në marketing nga CV-ja e tij pasi një emision televiziv zbuloi se kolegji në të cilin ai studioi nuk ofronte diploma të tilla.

José María Ángel, një anëtar i Partisë Socialiste që mbikëqyr përpjekjet e rimëkëmbjes pas përmbytjeve shkatërruese në Valencia tetorin e kaluar, të cilat lanë 220 të vdekur, gjithashtu dha dorëheqjen pas akuzave se kishte falsifikuar një diplomë për të marrë një pozicion publik.

Gjithashtu në Valencia, Partia Socialiste u detyrua të korrigjonte CV-në e Pilar Bernabé, një përfaqësuese e qeverisë rajonale, për të deklaruar se ajo nuk i kishte përfunduar studimet e saj në gjuhësi spanjolle dhe komunikim audiovizual.

Për më tepër, Juan Manuel Moreno, president i qeverisë rajonale të Andaluzisë të udhëhequr nga PP-ja, u kërkua të shpjegonte pasaktësitë e dukshme në CV-në e tij, e cila në vitin 2000 deklaronte se kishte një diplomë në administrim biznesi.

Më pas Moreno ndryshoi datën në diplomën e tij, duke deklaruar se i kishte përfunduar studimet në vitin 2008, këtë herë në administrim biznesi.



Read it all at Bota Sot