Shkëndija pëson humbje në përballje me Qarabagun

- Bota Sot

Shkëndija pëson humbje në përballje me Qarabagun

Shkëndija e Tetovës nuk ia doli në përballjen e parë në duel me skuadrën e Qarabagut nga Azerbajxhanit.

Qarabagu ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj kampionit të Maqedonisë së Veriut, Shkëndijes, në ndeshjen e parë të rrethit të tretë të kualifkueseve në Champions League.

Përballja u zhvillua në stadiumin “Tudor Proeski” në Shkup, ku ishin të pranishëm mbi 15 mijë shikues.

Skuadra shqiptare u mundua me të gjitha forcat por pa sukses që të barazojnë rezultatin. 

Kampionët e Azerbajxhanit, Qarabag, realizuan golin e fitores në pjesën e parë. 

Mbrojtësi i majtë i Qarabagut, Bayramov, gjuajti fort nga penalltia duke shënuar në pjesën e epërme të portës së majtë. Portieri Gaye ishte i pafuqishëm.

Ndeshja e kthimit luhet në javën e ardhshme në konak të Qarabagut.



Read it all at Bota Sot