Hajduku i Splitit dhe Dinamo e Tiranës do të luajnë të enjten në orën 21.00 në stadiumin “Polud” në Split.
Është ndeshja e parë e rrethit të tretë të kualifikueseve të Confence League.
Shqiptarët besojnë se mund ti kalojnë gjigantët kroatë dhe të arrijnë fazën e grupeve.
Shumë duan që Dinamo të fitojë për shkak të Ervin Bulkut, ish-lojtar i Hajdukut i cili së fundmi në një intervistë për median kroate tha se do të mbështesë Hajdukun.
"Ne duam fitore pavarësisht Bulkut, i cili mbështet Hajdukun në vend të Dinamos sonë.
Hajduku nuk është Real Madrid, mund të kalohet. Nuk janë një ekip i madh.
Nëse kalojmë Hajdukun, mbështetuni te ne që jemi në Conference League, sepse do të kalojmë edhe play-off-in", është i bindur një nga mbështetësit e Dinamos nga Tirana.
Disa përmendën edhe futbollistin Marko Livajën: "Nuk kemi frikë prej tij apo askujt nga Hajduku".