Newcastle United pritet të bëjë një lëvizje zyrtare për mbrojtësin gjerman Malick Thiaw nga AC Milan.
Sipas burimeve të afërta me situatën, klubi anglez është i interesuar të hapë negociatat për çmimin e kartonit të tij së shpejti.
Thiaw, i cili ishte në radarët e Comos më herët gjatë verës, por transferimi u anulua, tani shihet si një pjesë e rëndësishme e planeve të trajnerit të ri të Milanit, Max Allegri.
Megjithatë, Newcastle shpreson të bindë kuqezinjtë me një ofertë të përshtatshme në javët në vijim.