Gafë e pabesueshme e skuadrës sl njohur italiane, nuk e di ende se ka larguar futbollistin shqiptar

- Bota Sot

Gafë e pabesueshme e skuadrës sl njohur italiane, nuk e di ende se ka larguar futbollistin shqiptar

Një intervistë e drejtorit sportiv të Lazios, Anxhelo Fabiani, po bën xhiron e rrjetit në Itali dhe po jepet si shembull se si nuk duhet të drejtohet një klub.

Me sa duket, drejtori sportiv nuk është në dijeni të lojtarëve që i ka vënë në dispozicion trajnerit në klubi e tij.

Situata te Lacio është pak e komplikuar këtë vit, pasi i është bllokuar merkato për shkak të rregulloreve financiare.

Dhe ai po jepte e një intervistë në “Radio Radio” për të shpjeguar se çfarë po ndodh në klubin bardhekaltër kur kanë mbetur edhe 20 ditë nga nisja e sezonit të ri në Serinë A.

Ai ka theksuar ndër të tjera se në mungesë të merkatos, trajneri Sarri do të ketë për detyrë që të vlerësojë dhe përdorë të rinjtë që ka ekipi dhe që presin të bëhen pjesë e futbollit të rëndësishëm. Ai ka përmendur disa emra dhe mes tyre ka përfshirë edhe Arijon Ibrahimoviç.

Lojtari ishte huazuar në janar nga Bajern Mynih, por në fund të sezonit, pasi nuk luajti asnjë ndeshje në kampionat me Lacio, futbollisti shqiptar u kthye përsëri të bavarezët, meqë klubi italian nuk pagoi klauzolën e tij.

Tifozët nuk ia kanë falur këtë Fabianit dhe fjalët e drejtorit sportiv kanë mbushur rrjetin, duke u cilësuar si një gafë dhe papërgjegjshmëri e tij.



Read it all at Bota Sot