Ish-mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere, thuhet se është në rrugën e duhur për një rikthim surprizë në “Emirates” si trajner, pasi dha dorëheqjen nga roli i tij te Norwich City.
33-vjeçari më parë ka punuar me ekipin nën-18 vjeç të Arsenalit përpara se të largohej për tu bashkuar me stafin e trajnerëve të Johannes Hoff Thorup te Norwich .
Wilshire u emërua trajner i përkohshëm i klubit pas shkarkimit të Thorup, por më pas u largua kur Liam Manning mori drejtimin e klubit.
Sipas “BBC”, ish-mesfushori i Arsenalit dhe Anglisë mund të jetë gati të ribashkohet me ish-klubin e tij.
Wilshere po merret në konsideratë fuqishëm për punën e ekipit U21, megjithëse ende nuk është marrë asnjë vendim konkret nga Arsenali.
Ai padyshim po përpiqet të bëjë hapin tjetër në karrierën e tij si trajner, pasi u intervistua për punën te Plymouth Argyle pas largimit të Ian Foster.
Fatkeqësisht për Wilshire, ai humbi ndaj ish-mesfushorit të Man United, Tom Cleverley, i cili tashmë ka përvojë si trajner në Championship me Watford.