Ka luajtur me Dinamon dhe Kosovën, Vllaznia afër një tjetër transferimi

- Bota Sot

Ka luajtur me Dinamon dhe Kosovën, Vllaznia afër një tjetër transferimi

Vllaznia po tregohet “pa frena” në këtë merkato. Shkodranët janë shumë afër transferimit të Lirim Kastratit.

Sulmuesi aktualisht është pa ekip, por ka një karrierë të pasur, ku ka luajtur në Kroaci, poloni dhe Hungari.

Sipas mediave në Kosovë bëhet me dije se palët janë shumë afër marrëveshjes dhe 26-vjeçari pritet të vihet nën urdhrat e Edi Martinit. Për shkodranët do të ishte një transferim shumë i vlefshëm, të cilët përforcojnë krahët e sulmit.

Ndërkohë nga krahu tjetër vlen të theksohet se Kastrati ka luajtur për ekipe si Dinamo Zagreb, Legia, Lokomativa, Videoton, ndërsa ka dalë nga akademia e Shkëndijës së Tiranës.

Gjithashtu ka mbajtur veshur fanellën e Kosovës A në 17 ndeshje, ku ka mundur të shënojë edhe 1 gol.



Read it all at Bota Sot