As Milan dhe as Napoli

- Bota Sot

As Milan dhe as Napoli

Napoli dhe Milan e kanë kërkuar me ngulm deri më tani, por duket se karriera e tij në Serie A nuk do të bëhet realitet: Darëin Nunez është shumë pranë kalimit te Al Hilal.

Sipas raportimeve të gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Liverpool dhe klubi arab kanë arritur marrëveshje për kartonin e sulmuesit, dhe tashmë gjithçka varet nga vetë lojtari.

Nunez, i cili aktualisht po negocion disa detaje të fundit të kontratës personale, është në prag të transferimit te skuadra që drejtohet nga Simone Inzaghi.

Nëse gjithçka shkon siç pritet, sulmuesi uruguaian do të bëhet përforcimi i radhës në radhët e gjigantëve të Arabisë Saudite.



Read it all at Bota Sot