Benjamin Sesko te Manchester Utd!?

- Bota Sot

Benjamin Sesko te Manchester Utd!?

Sulmuesi i RB Leipzit, Benjamin Sesko thuhet se ka rënë dakord plotësisht për kushtet personale me Manchester United, para një transferimi këtë verë.

Sipas gazetarit Fabrizio Romanos, Sesko është pajtuar plotësisht për kushtet personale me Unitedin, për një kontratë në fuqi deri në qershor të vitit 2030.

Sulmuesi 22-vjeçar e ka bërë të qartë se e sheh të ardhmen e tij në Old Trafford, duke treguar një angazhim të fortë për këtë transferi

Pavarësisht interesit nga klube të tjera, Sesko nuk i mori kurrë në konsideratë seriozisht ofertat alternative, duke e bërë Unitedin prioritetin e tij të qartë.



Read it all at Bota Sot