Futbollisti i Kombëtares së Skocisë, Scott McTominay do të jetë i nominuar për çmimin e “Topit të Artë”.
Gazetari i “Indepedent”, Sam – ka raportuar se mesfushori do të jetë i nominuar për çmimin e më të mirit për vitin 2025.
28-vjeçari shkëlqeu me Napolin gjatë sezonit të kaluar ku edhe fitoi titullin e Serie A.
Ai luajti 48 ndeshje dhe shënoi 16 gola.
Kujtojmë që momentalisht favoritët për të fituar këtë çmim janë: Lamine Yamal, Ousmane Dembele dhe Vitinha.