Nuk do të jetë më Cagliari destinacioni i ardhshëm

- Bota Sot

Nuk do të jetë më Cagliari destinacioni i ardhshëm

Nuk do të jetë më Cagliari destinacioni i ardhshëm për Sebastiano Esposito.

Sulmuesi i talentuar i Interit është shumë pranë kalimit te Parma, dhe marrëveshja mund të mbyllet zyrtarisht brenda ditës së sotme.

Sipas raportimeve nga Italia, klubi zikaltër do të përfitojë 4 milionë euro nga shitja dhe do të ruajë 50% të të drejtave mbi një shitje të ardhshme të lojtarit, duke garantuar një përfitim potencial në rast rritjeje të vlerës së tij.

Ndërkohë, një tjetër lëvizje po përgatitet në daljet nga Interi: bëhet fjalë për mbrojtësin argjentinas Tomas Palacios, i cili pritet të transferohet me huazim me të drejtë blerjeje për rreth 6 milionë euro.

Interi do të përfshijë gjithashtu një klauzolë për blerje të kundërt, duke mbajtur nën kontroll të ardhmen e lojtarit. Lëvizje që konfirmojnë politikën e Interit për të gjeneruar të ardhura dhe për të monitoruar nga afër zhvillimin e talenteve të vet.



Read it all at Bota Sot