Jashari do të veshë fanellën me numrin 30-të

- Bota Sot

Jashari do të veshë fanellën me numrin 30-të

Ardon Jashari ka përfunduar pjesën e parë të vizitave mjekësore, e cila është një parakusht për nënshkrimin e kontratës së tij me Milanin.

Mesfushori me origjinë shqiptare tani do t’i nënshtrohet testeve të nevojshme për të konfirmuar aftësinë e tij për sport, dhe më pas do të jetë në Casa Milan këtë pasdite për të nënshkruar. 

Jashari do të veshë fanellën me numrin 30-të. Këtë pasdite, mesfushori do të jetë në Milanello për seancën e tij të parë stërvitore me kuqezinjtë, në orën 18:00.

Rikujtojmë që Milani dhe Klub Bryzh arritën një marrëveshje dje, me vlerë 34 milionë euro plus 3 milionë euro në bonuse, sipas burimeve pranë kuqezinjve, megjithëse raportet nga Belgjika sugjerojnë shifra pak më të larta. Ai do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare (që skadon më 30 qershor 2025) me vlerë 2.5 milionë euro neto në sezon.



Read it all at Bota Sot