Kabashi firmos me Vjosën

- Bota Sot

Kabashi firmos me Vjosën

Vjosa e Shtimes po bën përpjekje që të kompletohet dhe të jetë sa më kompakte për edicionin e ri të Ligës së Parë të Kosovës.
Vjosa sjell në radhët e veta Rigon Kabashin.

“Klubi futbollistik Vjosa ka kënaqësinë të njoftojë transferimin më të ri në skuadër, Rigon Kabashi i bashkohet zyrtarisht klubit tonë!

Rigoni, një futbollist i gjithanshëm që luan si mbrojtës dhe sulmues krahu, vjen nga KF Flamurtari.

Ky përforcim i ri është një shtyllë e rëndësishme në realizimin e objektivave tona për sezonin e ardhshëm.

Me angazhimin dhe shpirtin e tij luftarak, Rigoni pritet të jetë një armë e fortë në krahët e skuadrës sonë, duke sjellë dinamizëm dhe siguri në çdo duel.

Të përkushtuar për fillim të mbarë të një tjetër kapitulli historik për vendin tonë”, njofton KF Vjosa.



Read it all at Bota Sot