Tërmeti i fuqishëm në Rusi shkatërroi bazën nukleare nënujore

- Bota Sot

Tërmeti i fuqishëm në Rusi shkatërroi bazën nukleare nënujore

Një bazë nukleare nënujore në rajonin e largët lindor të Rusisë u dëmtua javën e shkuar pasi një nga tërmetet më të fuqishme në dekada goditi zonën, raporton New York Times duke cituar pamjet satelitore.

Fotot e Planet Labs tregojnë dëmin në një skelë në bazën nënujore Rybachiy në gadishullin Kamchatka. Një pjesë e skelës duket  se është ndarë nga pika e ankorimit. Veç skelës, fotot satelitore nuk tregojnë ndonjë dëmtim tjetër madhor.

Sipas të dhënave të Institutit Amerikan të Gjeofizikës (USGS), tërmeti që goditi gadishullin e Kamchatka-s natën e kaluar kishte një magnitudë prej 8.8 të shkallës Rihter.

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 20.7 kilometrash dhe rreth 126 kilometra nga qyteti Petropavlovsk-Kamchatsky, kryeqyteti i rajonit. Ai shkaktoi paralajmërime për cunam në Polinezinë Franceze dhe në Kili, ndjekur nga shpërthimi i vullkanit më aktiv të gadishullit.

Valët e cunamit goditën disa pjesë të Kamchatka, duke përmbytur pjesërisht portin dhe një fabrikë përpunimi peshku në qytetin Severo-Kurilsk, ndërsa anijet u shkëputën nga vendqëndrimi.



Read it all at Bota Sot