Egnatia e Dinamo të paralajmëruara

- Bota Sot

Egnatia e Dinamo të paralajmëruara

Egnatia dhe Dinamo City do të luajnë të enjten ndeshjet e para të raundit të tretë të Konferencë Ligës.

Skuadrat shqiptar kanë mësuar tashmë edhe arbitrat që do të gjykojnë në përballjet respektive.

Por futbollistët e të dyja skuadrave shqiptare duhet të kenë kujdes në lojën e tyre, pasi arbitrat Shnajder dhe Karabajev janë tepër dorëlëshuar në kartona.

Egnatia dhe Dinamo City janë dy skuadrat shqiptare që do të vijojnë rrugëtimin në raundin e tretë të UEFA Conference League, pas paraqitjeve pozitive në turin e dytë kualifikues.

Në raundin e tretë të këtij kompeticioni, Egnatia do të përballet të entjen me Olimpijan, sfidë kjo që do të gjykohet nga një skuadër arbitrash nga Zvicra. Kryesor do të jetë 39 vjeçari Urs Shnajder, i cili mban stemën e FIFA-s nga viti 2018. Zvicerani ka arbitruar në sezonin 2024-2025, 33 ndeshje, përfshirë, kampionatin zviceran, Ligën e kampioneve, UEFA Nations Leagu liga B,  kualifikueset e kupës së botës, saudi pro, Ligën e evropës. Në këto ndeshje ai ka dhënë gjithsej 161 kartona, nga të cilët 147 të verdhë dhe 10 të kuq. Si një arbitër dorëlëshuar nga ana e kartonave, skuadra e Egnatias është e paralajmëruar.

Ndërsa Dinamo City do të përballet me ekipin e Hajduk Splitit në raundin e tretë të Konferencë Ligës.

Kjo sfidë i është besuar arbitrit kryesor 32 vjeçar, Sayat Karabayez nga kazakistani.

Gjatë sezonit 2024-2025, ai ka gjykuar në 20 ndeshje, në premier ligën kazake, konferencë ligë si në kualifikueset dhe më pas në ndeshjet e tjera, në kualifikueset e evropianit të 19 vjeçarëve, ndërsa këtë fillim sezoni ka gjykuar vetëm një ndeshje të Ligës së Kampioneve. Edhe Karabayez nuk i kursen kartonat, teksa në 20 ndeshje ka dhënë 106 kartonë, nga këta 96 të verdhë dhe 10 të kuq. Edhe futbollistët e Dinamos duhet të kenë kujdes me lojën e tyre për të mos marrë kartonë të panevojshëm, të cilët mund të ndikojnë më pas në lojën e skuadrës.



Read it all at Bota Sot