PSG përgatitet për sezonin e ri

- Bota Sot

PSG përgatitet për sezonin e ri

Pas një sezoni të lodhshëm, por plot suksese, që u kurorëzua me fitoren e Champions League dhe pjesëmarrjen në finalen e Kupës së Botës për Klube, Paris Saint-Germain është gati të rikthehet në punë.

Trajneri Luis Enrique i ka dhënë skuadrës një pauzë të merituar, por tashmë fokusi është i qartë: përgatitjet për Superkupën e Europës ndaj Tottenham dhe fillimin e afërt të sezonit të ri në Ligue 1.

Në prapaskenë, klubi parisien përballet me një merkato të ndërlikuar.

Në hyrje, PSG është pranë mbylljes së marrëveshjes me portierin Lucas Chevalier, i cili pritet të zëvendësojë Gianluigi Donnarumma, tashmë me valixhe gati për largim. Po ashtu, mbrojtësi ukrainas Illia Zabarnyi nga Bournemouth është një tjetër objektiv konkret.

Nga ana tjetër, disa largime janë tashmë zyrtare:

Milan Skriniar është transferuar te Fenerbahçe

Gabriel Moscardo është huazuar te Braga

Lista e largimeve të mundshme vazhdon të zgjerohet:

Randal Kolo Muani, i kërkuar nga Juventus, Tottenham, Manchester United dhe Neëcastle.

Marco Asensio, që ka refuzuar Fenerbahçe-n dhe mund të rikthehet te Aston Villa.

Carlos Soler, që ndiqet nga Villarreal.

Nordi Mukiele, Ilyes Housni dhe Renato Sanches, i cili nuk la gjurmë gjatë huazimit te Benfica.

Një rast i veçantë është edhe ai i Presnel Kimpembe, të cilin klubi dëshiron ta largojë. Për Gianluigi Donnarumma, në largim për shkak të mungesës së rinovimit të kontratës, kanë shfaqur interes Galatasaray dhe Manchester United.



Read it all at Bota Sot