Egnatia dhe Dinamo City do të luajnë mbrëmjen e së enjtes takimet e para të turit të tretë të UEFA Conference League.
Të dyja ekipet shqiptare do të zhvillojnë përballjet e para në transfertë. Kampionët e Shqipërisë do të përballen me kampionët e Olimpijas, me takimin që do të luhet në stadiumin “Stozhiice“ në ora 20:00.
Sakaq, Dinamo City ka udhëtuar drejt Splitit, ku do të luajë kundër Hajdukut të Splitit në stadiumin “Polud” në ora 21:00.
FSHF u uron shumë suksese të dy skuadrave shqiptare në këtë tur të tretë të Conference League.