Gavi ishte një nga protagonistët kryesorë të Barcelonës në turneun e saj në Azi.
Mesfushori, i cili dje ka festuar 21-vjetorin e lindjes, shënoi të hënën dy nga 5 golat e fitores 5-0 ndaj Daegu FC.
Ai shprehu kënaqësinë e tij me kontributin e dhënë në turne, duke premtuar një sezoin të madh.
“Po largohemi me një ndjesi shumë të mirë nga turneu në Azi.
Ka qenë mirë për ne dhe shpresojmë të vazhdojmë me këtë ritëm me nisjen e kampionatit. Ndihem shumë mirë këtë fazë përgatitore.
Shpresoj të vazhdoj kështu dhe ta ndihmoj ekipin sa më shumë të jetë e mundur”, tha mesfushori për mediat e klubit.
Me paraqitjen e bërë në Azi, Gavi ka hedhur zyrtarisht kandidaturën për një vend titullari në formacionin e Hansi Flik duke shtuar dhimbjen e kokës për trajnerin gjerman.