Asllani ka kërkesa për klubin e ri

- Bota Sot

Asllani ka kërkesa për klubin e ri

Vazhdon “telenovela” e Kristjan Asllanit me Interin. Ose më saktësisht, nuk ka ende gjëra të reja në frontin e transferimit të tij drejt një klubi tjetër. “Gazzetta Dello Sport” në Itali ka treguar sot situatën që është krijuar në klubin zikaltër në marrëdhënien me futbollistin.

Refuzimi i mundësisë për të shkuar në La Liga te Betis dhe më pas për të shkuar te Sasuolo, një klub i cili ne teori do luftojë për mbijetesën, i ka bërë të qartë Interit se Asllani kërkon një ekip me ambicie, ose të paktën një skuadër të mesit të tabelës në Serinë A. Bëhet e ditur se ai është ende në pritje të ofertave nga Bolonja apo Fiorentina, që kanë shfaqur interes “në parim” për të.

Por për momentin nuk ka asnjë ofertë zyrtare për futbollistin.

Në momentin që do të ketë të tilla, Interi ka vendosur një kusht të panegociueshëm, që lamtumira e Asllanit do të jetë përfundimtare.

Zikaltrit duan të përfitojnë financiarisht nga shitja e tij dhe kjo është arsyeja pse nuk do të pranojnë kërkesa për huazim të thjeshtë, por vetëm për shitje përfundimtare të kartonit të lojtarit shqiptar.



Read it all at Bota Sot