Darwin Nunez është shumë pranë kalimit te Al Hilal, me vetëm disa detaje të fundit që ndajnë sulmuesin uruguaian nga transferimi në kampionatin saudit.
Sipas raportimeve të fundit, kontrata e tij me klubin nga Arabia Saudite do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2028, që do të thotë një angazhim trevjeçar.
Nunez ka hapur dyert për këtë lëvizje që javën e kaluar, duke i dhënë dritën jeshile klubit për të vazhduar me negociatat.
Aktualisht, palët janë në fazën përfundimtare të rregullimit të detajeve të kontratës dhe pritet që, sapo të mbyllen, të pasojë njoftimi zyrtar.
Liverpool do të përfitojë 53 milionë euro plus bonuse nga kjo marrëveshje.
Kjo shumë përfaqëson një nga shitjet më të rëndësishme të verës për klubin anglez, ndërsa Al Hilal vazhdon të forcojë skuadrën me emra të mëdhenj të futbollit evropian.