Gjyqtari i njohur turk njofton pensionimin e tij

- Bota Sot

Gjyqtari i njohur turk njofton pensionimin e tij

Arbitri i njohur turko-gjerman, Deniz Aytekin ka njoftuar pensionimin e tij.

Ai do të pensionohet në fund të këtij sezoni, duke i dhënë kështu fund karrierës së tij 21-vjeçare.

Ai kishte nisur fillimisht në ndeshjet e futbollit gjerman, në Bundesliga 2 dhe Bundesliga si dhe në Kupë.

Vëmendjen kryesore e mori në ndeshjen e famshme të Ligës së Kampionëve të vitit 2017 mes Barcelonës dhe PSG-së që u mbyll 6-1.

Ai mori kritika të shumta për disa gabime të tij në atë ndeshje, me UEFA-në që kishte suspenduar atë, duke e caktuar vetëm në ndeshjet e fazës së grupeve.

Aytekin, u largua nga futbolli ndërkombëtar në vitin 2022, duke vendosur të gjykojë vetëm në ndeshjet në Gjermani.



Read it all at Bota Sot