Thaqi përforcon Gjilanin

- Bota Sot

Thaqi përforcon Gjilanin

Skuadra e Gjilanit është gati për edicionin e ri në elitën e futbollit të Kosovës. 

Ndërkohë është përforcuar me futbollistin Astrit Thaqi.

“Sport Club Gjilani zyrtarizon me kënaqësi afrimin e mbrojtësit qendror Astrit Thaqi, i cili nga sot bëhet pjesë e familjes kuqebardhë!

Thaqi, një futbollist me përvojë të pasur në elitën e futbollit kosovar, vjen nga radhët e FC Ballkani, ku ka qenë pjesë e suksesit historik të klubit në garat vendore dhe ndërkombëtare.

Përveç Ballkanit, ai ka mbrojtur ngjyrat edhe të Feronikelit dhe Dritës, duke dëshmuar vlera të larta profesionale në çdo fanellë që ka veshur.

Me karakterin e tij luftarak dhe aftësitë e dëshmuara në qendër të mbrojtjes, Astriti pritet të jetë një shtyllë e rëndësishme për ambiciet tona në sezonin e ri”, njofton SC Gjilani.



Read it all at Bota Sot