Aliji: Këto ndeshje nuk kanë nevojë për motivim

- Bota Sot

Aliji: Këto ndeshje nuk kanë nevojë për motivim

Naser Aliji ishte lojtari që doli sot në konferencën për shtyp, bashkë me trajnerin e Dinamos Ilir Daja, në prag të ndeshjes së nesërme kundër Hajdukut të Split, e vlefshme për turin e tretë të Conference League.

Mbrojtësi dinamovit vlerëson kundërshtarin, por thekson se Dinamo do të bëjë të pamundurën për të marrë një rezultat pozitiv në transfertën kroate.

 “Kemi parë disa ndeshje të Hajdukut. E kemi analizuar kundërshtarin dhe e dimë ku i ka pikat e forta dhe të dobëta.

Hajduku ka lojtarë me kualitet, ka shumë dhe jo vetëm një apo disa. Një emër? Pajaziti…

Siç e tha dhe profesori, nuk ka nevojë për motivim në këto ndeshje. Do të bëjmë më të mirën për të marrë një rezultat pozitiv në këtë ndeshje të rëndësishme”, ka thënë mes të tjerash Naser Aliji.



Read it all at Bota Sot