Enzo Maresca ia bën me dije Nico Jacksonit

- Bota Sot

Enzo Maresca ia bën me dije Nico Jacksonit

Enzo Maresca ia bën me dije Nico Jacksonit: Kemi nënshkruar me dy sulmues, afati është i hapur.

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca sot u paraqit në konferencë për media para ndeshjes miqësore ndaj Bayer Leverkusenit.

Ai foli edhe për afatin kalimtar dhe për Nicolas Jacksonin.

]Jackson pritet të largohet edhe pse dje tha se dëshiron të mbetet te Blutë e Londrës dhe të luftojë për një vend në formacion.

Por, trajneri italian veç ia bëri me dije sot që nuk ka vend, duke përmendur dy nënshkrimet e reja në fazën e sulmit.

“Gjatë afatit kalimtar, gjithçka është e mundur. Kjo është një mundësi për Nicolas Jacksonin. Ne kemi nënshkruar me dy slmues, le të shohim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Enzo Maresca

Kujtojmë që për sulmuesin senegalez tani janë të interesuar dy skuadra: Newcastle United dhe Manchester Unitedi.



Read it all at Bota Sot