Benjamin Sesko futbollisti më i ri i Man United

- Bota Sot

Benjamin Sesko futbollisti më i ri i Man United

Manchester United ka arritur një marrëveshje në parim me RB Leipzig për transferimin e sulmuesit Benjamin Sesko. 

Një marrëveshje në vlerë prej 76.5 milionë euros dhe 8.5 milionë euro shtesë është arrritur, me Seskon që i është dhënë leja për të udhëtuar për testet mjekësore para finalizimit të transferimit. 

E përditshmja The Athletic raportoi të mërkurën se Manchester United po afrohej në finalizimin e marrëveshjes për sulmuesin 22-vjeçar, pasi kishte ofruar 75 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse. 

Por, sulmuesi nga Sllovenia kishte preferuar Manchester United dhe bisedimet u avancuan për të përmbushur kërkesat e Leipzigut. 

‘Djajtë e Kuq’ finalizuan më pas operacionin në mënyrë relativisht të shpejtë dhe të qetë.  

Newcastle fillimisht kishte paraqitur një propozim prej 75 milionë eurosh plus 5 milionë euro, para se ta rritë atë të hënën në të paktën 80 milionë euro. 

Brenda 24 orëve, Manchester United ofroi 75 milionë euro plus 10 milionë euro bonus. Newcastle gjeti një kompromis me Leipzig, por u bë e qartë se Sesko po shkon drejt rivalëve të tyre në Ligën Premier. 

Kjo ndodhi pavarësisht faktit se Newcastle do të luajë futboll në Ligën e Kampionëve në sezonin 2025/2026.



Read it all at Bota Sot