Ndërtimi i impianteve të sporteve dimërore po vijon me ritme të shpejta në Milano. Komiteti organizativ ka marrë të gjitha masat që punimet të mos ndërpriten edhe në këtë periudhë të nxehte vere.
Pasi deri në nisjen e Lojërave Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026” kanë mbetur edhe 6 muaj.
Vetëm gjashtë muaj para Lojërave Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026, ndërtimi i rrugëve dhe infrastrukturës po ecën me ritëm për të përmirësuar aksesin në vendet e ngjarjeve sportive, të cilat do të zhvillohen në disa qytete të ndryshme italiane. Olimpiada e Milanos është planifikuar të zhvillohet nga 6-22 shkurt dhe në këtë qytet po ndërtohet arena e re e hokeji mbi akull, së bashku me punime të tjera që lidhen me Lojërat Olimpike.
Milano Cortina 2026 është olimpida e parë që ka miratuar një skemë të hartuar për të zvogëluar barrën financiare mbi organizatorët duke formuar një komitet organizues të përbërë nga qytete e rajone të shumta. Organizatorët italianë përballen me sfida të shkaktuara nga lidhja e vendeve që nuk janë afër njëra-tjetrës dhe nga mbingarkesa e krijuar nga trafiku në rritje.
Ata tani po punojnë shumë për të përmirësuar infrastrukturën e transportit, duke përfshirë rrugët dhe hekurudhat në zona të gjera. Raportet e mediave lokale thonë se një pjesë e një ndërtimi të tillë mund të mos jetë gati.