Shqipëria nuk ia del në miqësoren e dytë

- Bota Sot

Shqipëria nuk ia del në miqësoren e dytë

Shqipëria U-19 barazoi me rezultatin 1-1 në ndeshjen e dytë miqësore ndaj Italisë, e zhvilluar sot në “Novarello Sporting Center”. Golin për kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj e shënoi Mateo Dashi në pjesën e dytë të takimit.

Tekniku kuqezi hodhi në fushë këtë 11-she titullare: Culi (GK), Avdullari, Gecaj, Sylejmani, Sina, Huqi, Shpuza, B.Krasniqi, Arifi (C), Malaj, L.Krasniqi.

Italianët kaluan të parët në avantazh falë golit të realizuar nga Andrea Orlani në minutën e 28-të. Gjatë pjesës së parë, trajneri Ahmataj u detyrua të bëjë tre zëvendësime, dy prej të cilëve për shkak dëmtimi. Arifi dhe Gecaj pësuan tërheqje muskulare dhe u zëvendësuan nga El Malem dhe Dashi, ndërsa në fushë u aktivizua edhe Krasniqi.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë 1-0 për Italinë.

Kuqezinjtë reaguan dhe barazuan rezultatin në pjesën e dytë, me një gol të shënuar nga Mateo Dashi në minutën e 60-të. Tekniku kuqezi bëri edhe dy zëvendësime të tjera gjatë kësaj pjese, duke hedhur në fushë Latajn dhe Gashin në vend të Leart Krasniqit dhe Diart Gashit. Rezultati nuk ndryshon dhe ky takim mbyllet me shifrat 1-1.

Kjo ishte ndeshja e dytë për Shqipërinë U-19 të drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj kundër bashkëmoshatarëve të Italisë. Takimi i parë u mbyll me rezultatin 4-1 për axurrët. Këto ndeshje miqësore i shërbejnë ekipit për t’u përgatitur për kualifikueset e Europianit të ardhshëm. Stafi kuqezi pati mundësinë të provojë thuajse të gjithë lojtarët në këto dy ndeshje.



Read it all at Bota Sot