I heq shiritin e kapitenit

- Bota Sot

I heq shiritin e kapitenit

Marc André Ter Stegen nuk është më kapiteni i Barcelonës. Klubi katalanas e njoftoi këtë në një deklaratë, ku shpjegoi se vendimi u mor përkohësisht pas procedurave disiplinore të nisura kundër portierit. Ai do të zëvendësohet nga Ronald Araujo.

Në një deklaratë të publikuar në faqen e saj të internetit, klubi njoftoi vendimin: “

Barcelona informon se, pas procedurave disiplinore të nisura kundër lojtarit Marc-André ter Stegen dhe deri në zgjidhjen e tyre përfundimtare,

Klubi, në marrëveshje me Drejtorin Sportiv dhe stafin e trajnerëve, ka vendosur ta largojë përkohësisht atë nga kapiteni i ekipit të parë.

Gjatë kësaj periudhe, detyrat e kapitenit të parë do të merren nga kapiteni aktual i dytë, lojtari Ronald Araujo.”



Read it all at Bota Sot