Milani refuzon një ofertë prej 30 milionë eurosh

- Bota Sot

Milani refuzon një ofertë prej 30 milionë eurosh

Milani ka refuzuar një ofertë prej 30 milionë eurosh nga Njukasëll për mbrojtësin Malik Çau.

Klubi kuqezi e konsideron lojtarin si pjesë të projektit të trajnerit dhe nuk është i gatshëm ta lëshojë për këtë shumë.

Edhe pse anglezët po kërkojnë të përforcojnë mbrojtjen, Milani nuk ka ndërmend të heqë dorë. Çau është vlerësuar si një element kyç për sezonin e ri dhe drejtuesit synojnë ta mbajnë në skuadër. Ndërkohë, merkatoja e kuqezinjve është e gjallë edhe në repartin ofensiv.

Klubi është në kërkim të një sulmuesi dhe emri i Rasmus Hojlund ka dalë sërish në skenë. Edhe pse transferimi i tij duket i vështirë, Milani është duke vëzhguar situatën. Hojlund pëlqehet për profilin dhe potencialin e tij. Në rast largimi të ndonjë lojtari ofensiv, mund të ketë një lëvizje konkrete. Strategjia e Milanit mbetet e qartë: të shesë vetëm kur ka një ofertë që nuk mund të refuzohet dhe të përforcohet me kujdes.



Read it all at Bota Sot